E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shtypi argjentinas “kryqëzon” Mesin

Shtypi argjentinas ka hedhur “shigjeta” ndaj “pleshtit”, duke e akuzuar 22-vjeçarin për mosimpenjim me fanellën bardhekaltër. “Ole”, “La Nacion” dhe “Clarin” janë vetëm disa prej gazetave që në qendër të analizave dhe kritikave kanë sulmuesin e Barcelonës, duke shkruar se Mesi nuk merr përgjegjësitë që i takojnë.

Sipas mediave, Argjentina e transformon sulmuesin në një lojtar të nivelit normal, madje më pak se kaq, “në një dështim”. “Fshihet shpeshherë dhe nuk merr pergjegjësi. Nuk është Maradona dhe këtë ai e di”, shkruan “Ole”.

“Edhe një herë Mesi nuk ka dhënë gjithçka me fanellën e kombëtares. Nuk arrin ta bëjë një gjë të tillë prej shumë kohësh”, nënvizon “La Nacion”. Me tone më të ashpra vijon “Clarin”, që shkruan se me fanellën e Argjentinës, Mesi nuk është transparent.

                                                                                             

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›