Kancelarja e Gjermanisë kundërshton Shrëder për Kosovën
Autori i Lajmit: red.
Në rubrikën "Intervista e Javës", në Radion Kombëtare gjermane Deutschlandradio, Merkeli u ndal edhe në pohimet e bëra nga disa politikanë në media, se Rusia reagoi në mënyrë joproporcionale në konfliktin e Kaukazit, për shkak se Perëndimi nuk i kishte marrë parasysh interesat ruse. Për kritikat e artikuluara së fundi nga ish-kancelari Gerhard Shrëder, se Perëndimi kishte bërë gabime të rënda ndaj Rusisë, ndër të tjera duke njohur pavarësinë e Kosovës, Merkeli u shpreh:
"Ne sidoqoftë i kemi bërë shumë oferta bashkëpunimi Rusisë. Për shembull, për zgjidhjen e konfliktit të Kosovës ne kemi bashkëpunuar për shumë vite shumë ngushtë, përfshirë edhe planin Ahtisaari. Rusia ka qenë gjithmonë e pranishme. Eshtë miratuar gjithmonë në OKB rezoluta në bazë të së cilës vepruam ne tani, edhe përsa i përket njohjes, kemi një rezolutë, e cila u bashkëaprovua nga Rusia, d.m.th këtu nuk mund të bëhet fjalë fare për një përjashtim të Rusisë. Gjermania u angazhua në mënyrë të veçantë që të organizohej edhe një raund i ri negociatash."
Ndërsa përsa i përket mbrojtjes raketore amerikane në Evropë, të kritikuar ashpër nga Moska, Merkeli tha se ajo ka theksuar gjithmonë që Rusia mund të bëhej pjesë e kësaj mbrojtjeje. Ajo kritikoi megjithatë zbatimin e planit të mbrojtjes raketore me anë të marrëveshjeve bilaterale midis SHBA dhe Polonisë e Cekisë, dhe tha se do të ngulë këmbë që në të ardhmen "të bashkëpunohet më shumë në NATO me njëri-tjetrin dhe që në këtë rast të kërkohet të bisedohet edhe me Rusinë".
Ky lajm është publikuar: 09/09/2008