Gjenerali David Petraeus, “pjeshka”që futi në sherr dy dashnore

Mësohet se FBI ka nisur hetimin ndaj tij, pasi lindi sherri mes dy femrave, që dyshohej se kishin lidhje me Petraeus.
Biografja e gjeneralit, Paula Broadwell, kishte kërcënuar me e-maile Jill Kelley, një 37- vjeçare, për të cilën dyshonte se kishte lidhje me gjeneralin.
Kelley, që punonte në një bazë ushtarake, ia dorëzoi këto e-maile FBI-së, që nisi të gjurmonte Broadwell derisa zbuloi aferën.
Kelley dhe i shoqi i saj, Scott, një kirurg, kishin miqësi me familjen e gjeneralit Petraeus.
Ajo jeton në një shtëpi me vlerë prej 1.3 milionë dollarë, por është zhvendosur prej aty sapo ka mësuar se mediat kanë marrë vesh lajmin.
Në e-mailet e shkëmbyera mes tyre, Broadwell e quante gjeneralin “pjeshka”, siç e ka pasur pseudonimin ai kur ishte në gjimnaz.
Mediat raportojnë se gjeneralit i është kërkuar të japë dorëheqje, pasi e-mailet mund të bienin në duar të dikujt që mund t’i përdorë ato për trysni. Dyshohet se e-mailet mund të kenë rënë në duart e hakersave të njohur me emrin Anonymous.
Ndërkohë raportohet se Petraeus shkoi së bashku me të dashurën e tij në një udhëtim në Paris, me paratë e qeverisë.