E Diel, 1 Nëntor 2026

BE do te investoje 81 milion euro ne Shqiperi

Bashkimi Evropian  do të investojë 81 milion euro në Shqipëri për të mbështetur reformat demokratike që po kryhen në këtë vend. Fondet do të përdoren për të adresuar prioritetet kyçe të tilla si reformat në gjyqësor, luftën kundër krimit të organizuar dhe reformat në sistemin e administratës publike. Ato gjithashtu do të ndihmojnë për të përmirësuar infrasktrukturën e transportit, në modernizimin e sistemit të ujit etj.
“Për disa vite, qytetarët shqiptarë kanë treguar mbështetje të fortë për anëtarësimin në Bashkimin Europian. Ata e dinë se jeta e tyre do të përmirësohet teksa vendi të ecë përpara drejt integrimit në BE”, vlerësoi komisioneri për zgjerimin,  Stefan Fyle. 
Sipas rij, progresi i mëtejshëm do të varet në kapacitetin e Shqipërisë për të forcuar objektivin e përbashkët kombëtar dhe çuarjen përpara të reformave. “Bashkimi Europian është i angazhuar për të ndihmuar Shqipërinë që të arrijë këtë qëllim dhe unë kam besim se programi do të inkurajojë në mënyrë të dukshme ritmin e reformave në Shqipëri”, u shpreh Fyle.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›