Kanceri, 1 ne 30 gra e rriskuar
Sonila Isaku
Femrat e prekura nga semundjet tumorale mendohet te jene me shume se ato te deklaruara deri me tani. Pas instalimit te mamografive ne qendrat shendetesore rezulton se 1 ne 30 gra ka pasur shenjat e nje semundjeje kancerogjene, megjithese nuk ka pasur probleme shendetesore. "Semundjet kancerogjene, sidomos te grate mendohet te jene me te larta se ato qe raportohen ne shifrat zyrtare. Kjo per vete faktin se nje pjese e mire e tyre kane ardhur per te kryer mamografine pa pasur shqetesime, por qe kane rezultuar pozitive. Nga ana tjeter shqetesim mbetet ndergjegjesimi i ulet qe kane kjo moshe per te kryer nje kontroll", ka pohuar mjeku imazherist, Aurel Kopeci. Sipas tij, deri me tani 150 gra kane rezultuar me kancer qe nga momenti i pare kur eshte instaluar kjo aparature ne polikliniken qendrore ne kryeqytet.
Rastet
Shifra gjithmone ne rritje raportohen per semundjet kancerogjene ne vendin tone. Numri i te prekurve nga semundjet kanceroze ne Shqiperi kete vit rrezikon te jete me i larte se shifra 4 mije e raportuar deri me sot. Te pakten ky eshte dyshimi i mjekeve pas funksionimit qe prej pese muajsh te aparaturave te mamografise ne vend. Nje pjese e mire e grave qe po ekzaminohen pa pasur shqetesime me pare, jane diagnostikuar me kancer. "Pothuajse 1 ne 30 gra qe bene mamografine zbuluan se kishin nje tumor ne gji. Ndersa nga 6 mije ekzaminime, gjithsej 150 gra jane diagnostikuar me kancer", ka pohuar mjeku imazherist, Aurel Kopeci. Sipas tij, e rendesishme eshte qe semundja te kapet ne stadet e para, dhe per kete keshillohet kryerja e nje mamografie te pakten nje here ne vit.
Pjesa me e madhe e femrave qe preken nga tumoret, kane ate te gjirit, i cili shkakton edhe 400 viktima ne vit, nderkohe qe numri i te prekurve eshte me i madh. Por, perseri edhe numri i femrave te prekura nga kanceri i qafes se mitres mbetet shqetesues, ku mbi 230 raste te reja shenohen cdo vit. Te dhenat tregojne se rreth 200 raste humbasin jeten nga kjo lloj semundje. "Problemi te femrat shqiptare mbetet kapja e semundjes ne stade te vonshme. Kryerja e nje mamografie, e cila tashme eshte falas, por edhe nje pap-testi nuk do te kushtonte asnje gje perpara semundjes, e cila ne te shumten e rasteve eshte fatale", kane pohuar mjeket. Nga ana tjeter, mjeket, te cilet kryejne keto ekzaminime, shprehen se ndergjegjesimi i femrave mbi 40 vjec, te cilat duhet te kryejne nje kontroll te tille, eshte shume i ulet.
Kostoja e mamografise
Projekti INTERREG 3 ka bere te mundur instalimin e kater aparaturave te mamografise ne te gjithe vendin, te cilat ofrohen falas. Nderkohe qe nje ekzaminim i tille deri para vendosjes se ketyre aparaturave ne klinikat private kushtonte rreth 10 mije leke te reja. Sipas projektit, duhet qe gjate nje viti te kryhen te pakten 10 mije ekzaminime ne menyre qe sherbimi te vazhdoje te ofrohet falas per pacientet ne te kundert ai nderpritet. Por, vetem gjate 5 muajve te pare rezulton se jane ekzaminuar mbi gjashtemije gra te moshes mbi 35 vjec. Qytetet, ne te cilat ofrohet ky sherbim jane Tirana, Shkodra, Durresi e Korca.