Spitali onkologjik, mbingarkese ne pune, vetem 25 shtreter
Spitali onkologjik nuk mund te perballoje numrin e larte te personave te cilet kryejne kimioterapi nderkohe qe numri i shtreterve dhe kushteve per ta kryer ate eshte shume i vogel. Keshtu jane vetem 19 shtreter ne spitalin onkologjik, te cilet sherbejne per kimiot e rastit, ndersa 6 te tjere te cilet perdoren per rastet e urgjencave. Por mjeket pohojne se keto punojne me sistem te plote, pra me tre turne. "Kimioterapia mbetet nje nga procedurat mjekesore me te veshtira per t'u kryer, pasi edhe kushtet ne te cilat ofrohet jane te veshtira. Jane vetem 25 shtreter, te cilet punojne me sistem te plote", kane pohuar mjeket e ketij pavijoni. Kimioterapia eshte procesi me i dhimbshem, emer, te cilin nuk e ka thjesht per vuajtjet fizike te te semurit. Semundjet kanceroze po shtohen me hapa te shpejte ne Shqiperi dhe per mjeket shqiptare situata nuk eshte e panjohur. Por, per ta problemi mbetet te furnizimi me ilace dhe perballimi i situates. Keshtu, spitali onkologjik per kete vit ka marre vetem gjysmen e fondit te kerkuar, pra sipas llogaritjeve duhen 8,5 milione euro, nderkohe qe jane dhene vetem 4 milione euro. Kjo ben qe te semuret te vuajne here pas here mungesen e citostatikeve, por edhe barnave te tjera, ashtu sikurse edhe sot kur u drejtohen farmacive private per te blere 50 euro vetem nje flakon.