E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kanceri, aparatura diagnostikuese në rrethe

Në një takim midis kryetares së Kuvendit Jozefina Topalli dhe drejtuesit të programit “Intereg 3” është premtuar se do të mundësohet dërgimi i aparaturave diagnostikuese të tumoreve të gjirit dhe qafës së mitrës në rrethe. 

TIRANE- Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli mundëson dërgimin e aparaturave diagnostikuese të tumoreve të gjirit dhe qafës së mitrës në qytete të ndryshme të Shqipërisë. Topalli është takuar sot në mesditë, me drejtuesin e programit “Intereg 3” dhe Drejtorin e përgjithshëm i Presidencës së Rajonit të Puglias, Leonardo Volpicella dhe drejtues të lartë të Ministrisë së Shëndetësisë. Drejtori i programit Leonardo Volpicella vlerësoi si thelbësor në rezultatet e këtij programi, mbështetjen dhe angazhimin e Kryetares së Kuvendit në fushatën e ndërgjegjësimit të rrezikut të tumoreve tek gratë, në shoqërinë shqiptare. (a.r/news24/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›