E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ura e Drojës rrezikon shembjen, shkak gërryerjet pa kriter

Shfrytëzimi pa kriter i shtratit të lumit të Drojës në superstradën Fushe-Kruje Lezhe, rrezikon shembjen e urës. Eskavatorët ngarkojnë dhjetra kamionë në ditë me zhavorr pa asnjë leje. 

FUSHE KRUJE/LEZHE - Ura e Drojës në superstradën Fushë Krujë-Lezhë, ka pësuar dëmtime serioze. Kolonat e kësaj ure janë zbuluar nga themeli rreth 1.5 metra dhe kjo ka ardhur si pasojë e shfrytëzimit të shtratit të lumit pa leje.
Nxjerrja e zhavorrit nga lumi i Drojës është e ndaluar me ligj, por kjo gjë nuk i ndalon eskavatorët të mbushin dhjetra kamion në ditë. Gërryerjet janë shkaktuar nga marria e zhavorrit, gjë që ka çuar edhe në zgjerimin e shtratit të lumit dhe ka rritur erozionin në tokat bujqësore afër lumit, vetëm një familje ka humbur tre dynym tokë nga ky proces.
Edhe pllakat prej betoni të vendosura për mbrojtën e tokës nga gërryerjet kanë dalë jashtë përdorimit, si pasoje e fenomeneve që vin nga shfrytëzimi pa kriter i shtratit të lumit. (a.r/news24/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›