Vip-at nisin blerjet për ditën e Hallouinit
Paparacët në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kanë arritur të filmojnë Britni Spirs dhe Michael Jackson teksa shëtisnin dyqaneve të Los Anxhelosit, pak ditë përpara ditës së Hallouinit. Kjo festë është shumë e rëndësishme, jo vetëm për amerikanët e thjeshtë, por edhe për yjet e Hollivudit.
LOS ANGELOS- Fundi i muajit tetor për amerikanët do të thotë edhe festë e “Hallouinit”. Të jesh yll i muzikës botërore nuk do të thotë që të izolohesh në rezidencat multi miliarda dollarësh. Të paktën këtë vërtetojnë shëtitjet e Britni Spirs dhe Michael Jackson në rrugët e Los Anxhelosit. Britni, e cila sapo ka publikuar videoklipin e ri, “Womanizer”, u filmua nga paparacët së bashku me dy fëmijët nëpër dyqane duke blerë kunguj, simbole të festës së Hallouinit. Edhe mbreti i muzikës pop, Michael Jackson, i cili u ka kërkuar kompozitorëve të tij të mos nxitohen në realizimin e këngëve për albumin e tij më të ri, pasi ai kërkon që në fund të publikojë vetëm kryevepra, u filmua në një dyqan të Los Anxhelosit, duke blerë antikuarë që përkojnë me festën e Hallouinit. Sipas “Hollivud TV”, Michael luftoi shumë për të dalë nga dera e dyqanit pasi paparacët, por edhe adhuruesit e tij kishin bllokuar hyrjen.
(a.r/news24/balkanweb)