E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kanceri, cdo vit 5 mije raste te reja Sonila Isaku

Shifra alarmante dalin cdo dite ne lidhje me semundjen e kancerit. Keshtu te dhenat me te fundit nga Spitali Onkologjik, tregojne se cdo vit diagnostikohen 5 mije raste te reja, ku gjysma e tyre i perkasin Tiranes dhe me pas shperndarja eshte ne Durres, Vlore, Elbasan, Shkoder etj. Sipas mjekeve shumica e ketyre pacienteve e zbulojne semundjen ne stade te avancuara.

Tumoret

Duke qene se rastet kane shenuar rritje ne kryeqytet, Autoriteti Shendetesor Rajonal dhe mjeket onkologe kane nisur nje fushate sensibilizimi per diagnostikim dhe kryeje te ekzaminimeve nje here ne 6 muaj. Shefi i Sherbimit Onkologjik shprehet se shqetesim mbetet vdekshmeria per shkak te kapjes se semundjes ne stade te avancuara. "Kemi nje rritje te ndjeshme te ketyre semundjeve gjate 20 viteve te fundit. Mund te themi se vihet re nje dyfishim i rasteve, e thene ndryshe kemi 5000 raste te reja ne vendin tone qe vijne ne stade te avancuara" ka nenvizuar shefi i onkologjikut, Agim Sallaku. Sipas nje raporti zyrtar te ISHP-se theksohet se per 100 mije banore jane 100 raste te reja ne vit, nderkohe qe parashikohet nje dyfishim i rasteve per tre dekadat e ardhshme. E ndersa persa u perket faktoreve qe kane ndikuar ne rritjen e numrit te semundjes se rende ende nuk dihen shkaktaret. Por sipas specialisteve mendohet se ata jane te shumte duke filluar nga ato mjedisore deri tek gjendjet psikologjike dhe emocionale te personave.

Mjekimi

Onkologet japin alarmin se kanceri shume shpejt mund te shnderrohet ne semundjen e pare vdekjeprurese ne bote, per shkak te mungeses se teknikave parandaluese. "Shume shpejt kjo semundje do kaloje dhe semundjet e zemres per vdekshmeri. Kjo per shkak te mungeses se mjekimit. Nga studimet e bera e vetmja alternative mbetet marrja e nje doze aspirine per nje kohe te gjate ajo mund te parandaloje semundjen. Studimi eshte bere ne 25.570 paciente ku provon efektivitetin e aspirines ne luften kunder kancerit" ka pohuar Sollaku. Sipas studimit, marrja e aspirines ne kete moshe ul ndjeshem rrezikun nga infarktet dhe kanceri. Kanceri kolorektal eshte nder me te perhapurit. Sipas mjekeve shkaqet kryesore te ketij kanceri eshte obeziteti, perdorimi i tepert i yndyrave shtazore dhe jeta sedentare.

Llojet

Kanceri i gjirit dhe ai i melcise jane dy llojet me te perhapura gjate viteve te fundit tek shqiptaret. E ndersa e para eshte tek femrat, rasti i dyte eshte tek meshkujt. Nderkohe qe rastet e te prekurve me kancer te lekures tek te dy gjinite eshte ne vendin e dyte. Por, sipas mjekeve te spitalit onkologjik vihet re nje rritje e kancerit te prostates tek meshkujt, i cili shkakton edhe numrin me te madh te vdekjeve. Kurse tek grate kanceri i gjirit shkakton 500 te prekur ne vit, ndersa ai i qafes se mitres 250 raste te tjere. Kancer te tjera shume te shpeshta jane ata te traktit tretes, te traktit urinar, te traktit gjenital. Ne raportin e ASHR-se, theksohet se nga nente lloje te kacereve qe hasen ne Shqiperi, shtate prej tyre jane te mundshme per t'u parandaluar, duke shmangur shkaktaret paresore te riskut. Shqiptaret, hera-heres kane treguar se jane neglizhente kur behet fjale per shendetin e tyre. Kjo vjen edhe si pasoje e mungeses se informacionit, por edhe e sensibilizimit per t'u kujdesur me shume per shendetin.

Rekomandimet e bera nga OBSH

Aktiviteti fizik per 150 minuta ne jave mund te zvogeloje rrezikun e kancerit te gjirit dhe ate te zorres se trashe, keto jane rekomandimet qe japin ekspertet e OBSH-se. "Aktiviteti fizik luan nje rol te forte per uljen e incidences se kancerit" thote Dr. Ala Alean, Asistent Drejtor i Pergjithshem per Semundjet Noncommunicable dhe Shendetit Mendor ne OBSH. Sipas tij, mungesa e aktivitetit fizik eshte faktori i katert qe ndikon ne shfaqjen e semundjes. Nderkohe te dhenat tregojne se 31 per qind e popullsise ne bote nuk jane aktive. Por, mungesa e aktivitetit fizik e shoqeruar edhe me semundje te tjera si ato te zemres, diabeti etj kane bere qe se bashku me tumoret te shkaktohen 3.2 milione vdekje ne vit. Po keshtu te dhenat tregojne se 670 mije vdekje jane te parakohshme para moshes 60 vjec dhe rreth 30 per qind e rasteve me tumore shoqerohen edhe me semundje ishemike te zemres dhe diabet.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›