E Diel, 1 Nëntor 2026

Vrasja, Topi takim 20 minuta me kreret e institucioneve qe po kryejne hetimet

Presidenti Bamir Topi, thirri dje ne mesdite ne nje mbledhje urgjente Prokuroren e Pergjithshme, Ina Rama, Drejtorin e Sherbimit Informativ Shteteror (SHISH), Bahri Shaqiri dhe Drejtorin e Pergjithshem te Policise se Shtetit, Hysni Burgaj, per tu informuar ne detaje mbi vrasjen e gjyqtarit Skerdilajd Konomi. Per rreth 20 minuta, kreu i shtetit zhvilloi nje bisede me kreret e institucioneve, te cileve u kerkoi nje informacion te detajuar mbi zhvillimet e deritanishme qe i perkasin ngjarjes tragjike te vrasjes dje paradite ne Vlore. Zyra e shtypit te presidentit, informoi se kreu i shtetit ne kete takim te shkurter, kerkoi nga kreret e institucioneve zbardhjen e ngjarjes dhe angazhimin e plote per venien para drejtesise te autoreve te ngjarjes se rende qe tronditi qytetin bregdetar. "Nje ngjarje e tille, qe ka tronditur gjithe opinionin publik, eshte nje goditje teper e rende ndaj figures dhe profesionit te gjyqtarit si garant i vendosjes se drejtesise ne vend, ndaj dhe per kete duhet nje bashkepunim shume profesional dhe i efektshem mes institucioneve perkatese per te zbuluar shkaqet dhe gjetur autoret e ketij akti makaber", u shpreh kreu i shtetit gjate takimit. Pasi degjoi me vemendje Prokuroren e Pergjithshme, Drejtorin e SHISH dhe Drejtorin e Pergjithshem te Policise se Shtetit, Presidenti i Republikes kerkoi angazhimin maksimal te ketyre institucioneve dhe strukturave te tjera vartese per zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe arrestimin e autoreve si dhe venien e tyre sa me pare perpara drejtesise. Presidenti i Republikes, inkurajoi te gjithe punonjesit e zbatimit te ligjit qe te kryejne me guxim e profesionalizem detyren e tyre fisnike ne mbrojtje te jetes dhe sigurise se qytetareve. Thirrja ne presidence nga kreu i shtetit Bamir Topi e krereve te institucioneve u be pak kohe pas ngjarjes se rende te vrasjes se gjyqtarit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›