Kanceri i gjirit, çdo vit diagnostikohen 400 gra e vajza
Në çdo nëntë gra, njëra do të preket nga kanceri i gjirit, ky është raporti që ekziston sot në botë, por kur flasim për Shqipërinë, situata bëhet më alarmante. çdo vit në vend zbulohen rreth 400 gra me kancer gjiri dhe pothuajse të gjitha humbasin jetën.
Lumturi Mërkuri “Çdo vit zbulohen 350 - 400 raste të reja pothuajse të gjitha kanë fund fatal, pasi shkojnë tek mjeku në stadin e fundit.”
Në Ditën Komëbtare të mamografisë mjekët kërkojnë vëmendjen e grave për të kapur në kohë këtë sëmundje e cila zë vendin e parë përsa i përket vdekshmërisë tek femrat.
“Femrat që ju ka filluar cikli menstrual para moshës 12 vjeç, që ju ka ikur pas moshës 50, që kanë lidur fëmijë e parë pas moshën 30 vjeç, që janë të shëndosha, nuk kryejnë aktivitet fizik, kanë një person nga familja të prekur nga kanceri, janë më të rrezikuarat.”
Kanceri i gjirit mund të kurohet nëse kapet në stade te hershme ndaj specialistët rekomandojnë të bëhet rregullisht vetëkontrrolli i gjirit, kontrolli i tij tek mjeku, eko e gjirit dhe pas moshës 40 vjeç të bëhet mamografi.