Panairi i librit 2009 nis në 12 nëntor
Në 12-16 Nëntor do të hapet në kryeqytet Panairi i 12-të kombëtar i librit “Tirana 2009”. Shoqata e Botuesve shqiptare ka nisur regjistrimin e shtëpive botuese që do të marrin pjesë në këtë panair, mbi 100 të tilla, nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Italia që do të ekspozojnë titujt më të rinj të librave në hollin e Pallatit të Kongreseve. Me gjithë krizën ekonomike që ka kapur tërë Europa, kreu i Shoqatës së Botuesve thotë se interesi për këtë panair vjen duke u rritur, një shtysë më shumë për të promovuar dhe ekspozuar aty libra cilësorë, të autorëve shqiptare e të huaj, që i vlejnë lexuesit.
Petrit Ymeri, Kryetar i Shoqatës së Botuesve
“E vërtetë është që ka një tkurrje në titujt e rinj sepse ka rënë fuqia blerëse, por kjo nuk ka ndikuar në botimin e librave të rinj. Shumica e shtëpive botuese kanë botuar shkrimtarë të njohur, që do i promovojnë në ditët e panairit. 75 përqind e sipërfaqes së ekspozueshme është e prenotuar nga shtëpitë. Pritet mbështetje nga Ministria e Kulturës, Bashkia e Tiranës. I ftuari në këtë panair do të jetë Frederiko Moca, autor i dy librave të botuar. Në këtë rast ne do të promovojmë edhe një çmim të ri “Miqtë e Kulturës”.
Arredimi i mjediseve dhe stendave të Panairit i është besuar këtë herë një kompanie maqedonase me një karriere 20-vjeçare dhe që ka vite që merret me arredimin e Panairit Ndërkombëtar të Librit në Shkup.