E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pengmarrja ne nje kishe katolike ne Irak 52 viktima

Perfundon me nje lume gjaku pengmarrja e besimtareve katolike ne nje kishe ne Irak. Ministria e Brendshme raportoi se 52 vete mbeten te vrare dhe dhjetera te tjere jane plagosur ndersa forcat irakiane te sigurise hyne me force ne nje kishe te Bagdadit ku besimtaret te krishtere mbaheshin peng nga persona te armatosur.

Te pakten 25 besimtare te krishtere e dy prifterinj u vrane gjate operacionit per shpetimin e tyre. Policia irakiane tha se shume prej te krishtereve humben jeten kur nje nga pengmarresit hodhi veten ne ere.

Te pakten shtate police irakiane dhe pese kryengrites u vrane gjate luftimeve ndersa me shume se 50 persona te tjere u plagosen. Kriza e pengjeve filloi pasi militantet sulmuan nje burse irakiane dhe me pas u larguan per tu strehuar ne nje kishe qe ndodhej aty prane.

Personat e armatosur hyne ne kishe gjate meshes se mbremjes ne nje kohe kur aty brenda ndodheshin rreth 120 besimtare. Deshmitare tregojne se ishin rrahur dhe mbledhur se bashku ne nje cep te ndertetes.

Pengmarrja zgjati pergjate gjithe nates e thuhet se personat e armatosur kerkuan lirimin e te burgosurve te al Kaedes dhe te nje numri grash myslimane qe mbaheshin ne burg. Kur negociatat deshtuan forcat e sigurise hyne me force ne kishe ku u raportuan shkembime zjarri e shperthime eksplozivesh.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›