E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kanceri i mitres, deri ne tetor ekzaminim falas

Pervec mamografise falas, tashme femrat shqiptare mund te diagnostikohen falas edhe per kancerin e qafes se mitres. Kjo, eshte semundja e dyte vdekjeprurese per femrat, ndersa kontrollet prane mjekeve mund te parandalojne krijimin e kesaj semundjeve vdekjeprurese. Nje program i financuar nga Komisioni Evropian me partner Italine po ofron pa pagese ne kater qytete te vendit si Tirana, Durresi, Shkodra, dhe Fieri kontrolle qe synojne parandalimin formimit te ketij kanceri. Projekti do vazhdoje deri ne nentor dhe synon mbi te gjitha ekzaminimin dhe ndergjegjesimin per t'u kontrolluar te mjeku i femrave nga mosha 25 deri ne moshen 65 vjec. Koordinatoria e projektit Alma Tedeschini e vlereson si shume te rendesishem kete kontroll duke thene se sot shume gra vdesin nga pakujdesia dhe mos kapja ne kohe e semundjes. Gjithashtu, Tedeschini deklaroi se "edhe pse ministria e Shendetesise ka vene deri tani ne dispozicion te ketyre projekteve strukturat dhe burimet njerezore, mungon ende nje strategji per shtrirjen e kontrolleve ne gjithe territorin e Shqiperise".


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›