Tirane/ Kercenon gruan me arme, ne pranga
Pasi ka dhunuar dhe kercenuar gruan disa here, nje 30-vjecar nga Tirana eshte arrestuar nga forcat e Komisariatit numer 4. lajmi eshte bere i ditur nga burime te policise se kryeqytetit. Sipas tyre, ndaj Sali Hurdhas 30 vjec, ishte depozituar nje kallezim per kanosje me arme nga bashkeshortja e tij, F. Hurdha 36 vjece. Burime zyrtare te policise bejne te ditur se ndalimi i Hurdhes eshte kryer dy dite me pare rreth ores 23:00, ne shtepine e tij. Gjate nje kontrolli te kryer ne banesen e te ndaluarit, ne cilesine e proves materiale eshte nje gjetur nje arme zjarri e tipit automatik, te cilen 30-vjecari e mbante pa leje. Burimet zyrtare thane se, dosja me provat i ka kaluar Prokurorise se Tiranes. A. C