Tenton vetevrasjen me pistolete polici
POGRADEC - Nje punonjes i policise kufitare ne komisariatin e Pogradecit ka tentuar vetevrasjen duke qelluar mbi veten e tij me pistoleten e sherbimit. Begator Pupa, 37 vjec nga Pogradeci me detyre punonjes i policise kufitare ne repartin GOS ka qelluar mbi veten e tij me pistolete. Ngjarja ka ndodhur rreth ores 11:00 dy dite me pare ne nje zyre te repartit te kufirit ku polici Pupa po kryente sherbimin. Ai ka qelluar nje here te vetme me pistolete ne pjesen e gjoksit dhe ka mbetur i plagosur brenda ne zyre ku sipas te dhenave ndodhej i vetem. Burime nga komisariati i Pogradecit thane se punonjes te sherbimit te zjarrfikeses aty prane, pasi kane degjuar te shtenen i kane ardhur ne ndihme policit te kufirit duke e derguar me shpejtesi ne spital. Fale nderhyrjes mjekesore, polici Pupa nuk ka humbur jeten. Nga hetimet ka dale se polici i kufirit ka tentuar vetevrasjen per shkak te depresionit mendor te momentit. G. A
2 viktima
Jane shenuar gjate nje dite me pare ne vend, si pasoje e veteflijimeve. Rasti i pare ka ndodhur ne kryeqytet, ku 22-vjecari Astrit Hasani, i ka dhene fund jetes me litar. Ndersa ne Pogradec nje polic ka plagosur veten me armen e sherbimit.