E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pushimi dhe lengjet zgjidhja me e mire kunder ftohjes

Marrja e sasive te medha te lengjeve dhe pushimi shtese eshte gjeja me e mire te cilen duhet ta beni nese jeni prekur nga ftohja ose gripi, semundje qe mesatarisht do te zgjate nga 7 deri ne 10 dite. Pushimi eshte nje prej hapave me te rendesishem qe do t'ju beje te ndiheni mire. Te qendruarit shtrire do te kurseje energjine tuaj ne kete periudhe kur keni renie te imunitetit, si dhe do te pengoje qe ju te perhapni virusin tek njerezit e tjere. Po ashtu, marrja e sasive te medha te lengjeve do te zevendesoje ate qe keni humbur gjate temperatures se larte te trupit. Lengjet (sidomos ata te ngrohta) po ashtu lehtesojne gervishtjen qe ndjeni ne fyt si dhe ndihmojne ne hollimin e sekretit qe keni ne hunde, duke i liruar ato.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›