E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kandidat serb, për postin e presidentit në Kroaci

ZAGREB- Kryetari i Forumit Demokratik Serb (SDF), Veljko Dzakula, që është kandidat presidencial i tri partive të vogla joparlamentare serbe – Partisë Demokratike Serbe, Partisë Popullore Serbe dhe i Partisë së Re Serbe – ia ka dorëzuar të hënën mbrëma Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve 10,577 vota përkrahjeje për kandidimin për president të Kroacisë në zgjedhjet e 27 dhjetorit.

Duke theksuar se këtë e bën për Kroacinë, qytetarët e saj dhe posaçërisht për serbët në Kroaci, Dzakula tha se përmes kandidimit dëshiron të tregojë se edhe serbët dëshirojnë të jenë të barabartë në pjesëmarrjen në jetën politike dhe në zhvillimin e Kroacisë.
(m.a/express/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›