E Shtunë, 31 Tetor 2026

Raporti i TIA-s, PS: Përgjegjës, Berisha e klani mafioz

TIRANE- Partia Socialiste e konsideron raportin e Transparency International mbi indeksin e Korrupsionit, si vërtetim të shqetësimeve të vazhdueshme të shprehura nga media, opinioni publik, dhe nga PS, mbi përhapjen dramatike të korrupsionit në vendin tonë.

“Pra Shqipëria e Saliut, Shkëlzenit, Argitës, Fazllicit, Delijorgjit, Rrahmanit, Lulzim Bashës, Sokol Olldashit, Fatmir Mediut, Fari Balliut, dhe e tufës mafioze që sot qeveris në Republikën Personale e Familjare të Sali Berishës, ka degraduar në spiralen e rrezikshme të korrupsionit elitar për shkak të atyre që sot gjenden të veshur me imunitetin familjar, ministror e parlamentar e që komandohen e mbrohen prej Sali Berishës”, theksoi deputeti Tahiri në një konferencë për mediat.

Deputeti Tahiri akuzoi qeverinë se nuk ka bërë asgjë për të luftuar korrupsionin, por përkundrazi, sipas socialistëve me aferat e saj korruptive, qeveria ka kontribuar për të zhytur vendin në shportën e vendeve më të korruptuara në glob.
(e.n/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›