E Diel, 1 Nëntor 2026

Fjalimi i Obamës do fokusohet tek ekonomia

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barak Obama, pritet të bëjë thirrje për më shumë “drejtësi ekonomike” në Amerikë, gjatë fjalimit të tij drejtuar kombit.

Adresimi i tij në Kongres vjen së bashku me fushatën për rizgjedhje në postin e presidentit, në zgjedhjet e nëntorit.

Në një video paraprake, Obama ka thënë se Shtetet e Bashkuara duhet të ndërtojnë një “ekonomi që funksionon për të gjithë, e jo vetëm për disa të pasur”.

Por, pretendentët për nominimin republikan kanë akuzuar presidentin për mbështetjen e politikave që “kanë dëmtuar ekonominë”.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›