E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kandidate ose nepunes

Nga Express me 22 nentor 2010 ne ora 1913

Ministria e Shendetesise beri te ditur se qe nga 19 nentori i ka njoftuar te gjithe nepunesit e kesaj ministrie dhe ata te institucioneve shendetesore se duhet te japin doreheqje nese marrin pjese si kandidat ne zgjedhjet qendrore dhe lokale.

Thirrjes se saj per doreheqje nga postet aktuale MSH-ja i eshte referuar
bazuar ne nenin 2 paragrafi a i Udhezuesit nr. MAP-01 nr. protokolli 737 date 12. 11. 2010 per te drejtat dhe detyrimet e nepunesve civile me rastin e kandidimit per zgjedhjet qendrore dhe lokale. Per kete qellim MSH thuhet se u ka kerkuar sherbyesve civil ne pozita udheheqese qe te paraqiten ne Zyren e personelit te ministrise per te konfirmuar pjesemarrjen eventuale ne zgjedhje ne te kunderten veprimet qe bien ndesh me udhezuesin e lartshenuar konsiderohen si shkelje serioze disiplinore.

Sipas nenit 47 te Ligjit nr. 03/L-149 per Sherbimin civil te Republikes se Kosoves nepunesit civile ne te gjitha nivelet e hierarkise funksionale mund te ushtrojne te drejten e tyre politike per te votuar dhe per t146u votuar si kandidat ne zgjedhjet komunale ose qendrore por te gjithe nepunesit e hierarkise funksionale te cilet kandidohen ne zgjedhjet qendrore ose lokale duhet te lirohen nga detyra dhe jane te obliguar te marrin pushim pa pagese gjate kohezgjatjes se fushates zgjedhore.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›