E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kandidatët dhe lista e investimeve, pasaporta për mandatin e tretë

08-05-2013 / Gazeta 55

Një ditë pas shpalljes së listave të deputetëve, kryeministri Berisha thotë në Berat se Lista e kandidatëve të shkëlqyer të Aleancës për Punësim, Mirëqenie dhe Integrim i shkon shumë për shtat listës së veprave investuese, si një ofertë që garanton një mandat të tretë vazhdimësie.
Berisha: “Kam nevojë për ju, për të vazhduar ndryshimin”

Nga qyteti i Beratit, ku inauguroi rikonstruksionin e rrugës Ura Vajgurore – Pashalli – Mbistrovicë, Kryeministri Berisha ka kërkuar votën e banorëve të këtij qarku për të vazhduar më tej, ndryshimin e vendit. Kryeministrit Berisha theksoi se Partia Demokratike dhe koalicioni i saj vinë në Berat jo vetëm me listën e kandidatëve më të mirë për deputetë, por dhe me listën e veprave të realizuara dhe atyre që pritet të marrin jetë katër vitet që vinë. “23 qershori po vjen. Kam nevojë për ju për të vazhduar ndryshimin, në këtë garë ne kemi sjellë kandidatë më të shkëlqyer, krahas kësaj liste, ne kemi listën e veprave të realizuara dhe ato që do realizohen. Të ecim të sigurt, të votojmë partine Demokratike dhe koalicionin e saj si e ardhmja më e shkëlqyer europiane. Të rendim pas çdo vote, të bëjmë gjithçka që me 23 qershor të firmosim një fitore të shkëlqyer” theksoi Berisha. Kreu i qeverisë akuzoi opozitën se bllokoi për arsye personale, politike marrjen e statusit kandidat, si pasojë qindra e qindra milionë euro investime. Ndërkaq ai theksoi se parlamenti edhe pse po shkojmë drejt zgjedhjeve do të mblidhet çdo javë, në mënyrë që të votohen tre ligjet që kërkohen nga Bashkimi Evropian për marrjen e statusit. “Këto ditë Rama me zëdhënësit e tij bëri thirrje të votojmë ligjet, ndonëse ne kemi iniciuar referendumin. E përshëndetëm faktin që pas qindra ditëve bllokim. E hëna ishte në parlament, shkuam me kënaqësi, ju e patë bënë ritin e zakonshëm, u ngritën dhe boshatisën parlamentin. Tani më duhet tu them këtu para jush se megjithëse jemi në zgjedhje për hir të ligjeve do mbledhim çdo javë parlamentin”, theksoi ai. Duke u ndalur tek investimet, Berisha premtoi shtrim të çdo km rrugë në katër vitet që vinë si dhe një sistem ujitës modern për fermerët shqiptarë. “Po ndërtojmë në Berat mbi 120 km rrugë në zonat e tij. Ne e dimë që ka dhe shumë rrugë të tjera që presin për tu ndërtuar dhe rindërtuar, por jam këtu për tu zotuar para jush se 4 vitet që vinë do ndërtojmë çdo km rrugë në këtë qark dhe mbarë Shqipërinë. Rruga është korridori i energjisë së tregut, është punësim dhe cdo gjë, ndaj dhe ne jemi përqendruar nga 2006 e deri më sot më shumë se në çdo degë tjetër në bërjen e Shqipërisë me një infrastrukturë moderne. Kudo do ndërtojmë rrugë, do bëjmë që fshatrat e vendit të kenë të njëjta shërbime si ato në qytete. Po bëjmë gjithçka për të nxitur zhvillimin e vendit, Shqipëria vend i zhvilluar është objektivi më madhor për katër vitet që vinë. Ne kemi bërë gjithçka për të nxitur zhvillimin dhe rezultatet janë, nuk jemi aty ku duhet sigurisht , por kishim një trashëgimi të prapambetur në infrastrukturë. Katër vitet që vinë ne e finalizojmë atë, do ndërtojmë një rrjet modern ujitës, do vazhdojmë rritjen e rrogave dhe pensioneve, do bëjmë gjithçka për punësimin” tha më tej Berisha. Kreu i qeverisë dhe lider i mazhorancës premtoi angazhimin maksimal të koalicionit të djathtë për hapjen e vendeve të reja të punës, ndërsa shtoi se edhe reformat e ndërmarra nga qeveria do të japin një impakt pozitiv në ekonominë e vendit. “Njeriu i punësuar është njeriu që ndërton jetën e tij. Nuk kanë qenë vite të lehta, sepse një krizë e egër ka mbërthyer vendet rreth nesh dhe më gjerë. Shqipëria ëhstë i vetmi vend në rajon që nuk ka rënë në recesion, përkundrazi ka pasur një rritje ekeonomike. Jemi të vendosur të bëjmë gjithcka për të nxitur rritjen ekonomike. Efekti i reformave që ne morëm do jetë një efekt i fuqishëm, nuk ka filluar ende, heqja e TVSH për të gjitha makineritë do ketë efekte të padiskutueshme pozitive. Do bëjmë gjithcka për të ulur koston e punës, do bëjmë gjithcka që biznesi shqiptar të gjenerojë gjithnjë e më shumë vende pune” përfundoi Berisha. Kryeministri Berisha gjatë inaugurimit shoqërohej edhe nga kandidatët për deputetë të PD-së, Genc Pollo, Astrit Veliaj dhe Lefter Maliqi.
Investimet në qarkun e Beratit/ Gjatë këtyre viteve në qarkun e Beratit janë ndërtuar e rikonstruktuar mbi 500 km rrugë, nga te cilat vetëm 70 km janë nacionale. Janë rikonstruktuar rrugët komunave  Kutalli, Kozare, Velabisht, Roshnik, Vertop,  Otllak Sinje, Roshnik, Duhanas etj Janë rindërtuar rrugët Lushnje –Berat, Berat – Terpan; Ura Vajgurore – Kucove;  Mbrakull – Polican; Bogove – Çorovodë; Ura e Kucit – Berat; Ura Morave – Berat; Lidhjen e Beratit me rrugën e Përmetit ,rruga hyrëse e Beratit; rruga e Teqesë. Gjithashtu janë ndërtuar 60 shkolla e kopshte; 31 sisteme ujesjellesa e kanalizime duke përfshirë Ujësjellësin Berat – Kuçove me vlere 6 milion euro. 46 qendra shëndetësore e ambulance. Ndërsa për fermerët janë subvencionuar 2600 ha me ullishte , pemëtore, vreshta, spërkatje e sera, nga të cilat kanë përfituar 6840  prej tyre. Gjithashtu është dyfishuar numri I bizneseve nga 2820 që ishin në vitin 2005, në 5350 biznesmenë vitin 2012. Në sektorin e energjisë janë investuar 20 milion euro ne Sistemin e Energjisë Elektrike  për përmirësimin e kapaciteteve te rrjetit, ndërkohë qe 23.2 milion euro janë projekte ne zbatim per energjine elektrike ne zonën Berat – Fier – Lushnje.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›