E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kandidatet e AK ne Durres

Aleanca Kuqezi ka prezantuar 13 kandidatët e saj për qarkun e Durrësit, duke çelur zyrtarisht edhe fushatën elektorale në këtë qark.

Kreu i AK-së, Kreshnik Spahiu, u shpreh se 40 ditët e fushatës do të shënojnë dhe të 40-at e regjimit të urryer të shtetasit Sali Berisha. “Sot ne vijmë në Durrës për të filluar rrugëtimin 40-ditor dhe për t’i ndjellur të 40-at këtij pushteti, i cili ka vdekur politikisht. I ndjeri Berisha, tashmë nuk është i gjallë politikisht. Ai duhet t’i lërë radhën, shumë shpejt, një kuvendi dhe një qeverisje tërësisht patriotike dhe shqiptare”, tha Spahiu. Zgjedhjet 2013Topi: Lista jonë, më cilësorja“Jo makina zyrtare në fushatë” Meta: Lehtësi dhe stimuj biznesit Spahiu tha se Aleanca Kuqezi do të mbyllë kazinotë dhe pikat e llotove, që kanë mbirë ngado nëpër Durrës. Kandidati Lisen Bashkurti e përqendroi fjalën e tij në nota patriotizmi dhe ftoi ndërgjegjen qytetare të elektoratit durrsak e krutan, për të nxjerrë në pah vlerat dhe për të sjellë ndryshimin. Takimi ka vijuar me prezantimin e kandidatëve të tjerë, të cilët u cilësuan si një ekip sfidant dhe me duar të pastra, përballë emrave të përbaltur, që përfaqësojnë PD-në dhe PS-në.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›