E Diel, 1 Nëntor 2026

Kandidatet me projekte biznesi Te ndryshoje stili i fushates

Vetëm projektet dhe idetë e vlefshme që kandidatët kanë në garën elektorale për komunitetin mund ta ndihmojnë biznesin dhe sipërmarrjen të ecë para. Duke parë mënyrën e përballjes së kandidatëve dhe forcave politike, grupimet e biznesit kërkojnë që të mos vijohet në këtë mënyrë bërja e fushatës elektorale.

“ Ne kërkojmë të përplasen idetë dhe të ketë konflikte idesh, por realisht ka konflikte fizike, ka përplasje fizike, gjë që nuk është në koherencë me projektin europian të Shqipërisë, të shoqërisë shqiptare dhe sipërmarrjes vendase për t’u integruar në BE. Pikëpamja ime është që këtë mbarsje të kësaj situate negative e bën vetë politika” tha Luan Bregasi, president i Business Albania.

 Në Albanian Screen, zoti Luan Bregasi thotë se efektet negative në ekonomi nuk do të mungojnë, kjo pasi pasiguria rritet për shkak të zhvillimeve politike.

“Ka pak investime, ka pak fuqi blerëse, ka pak transaksione, ka më pak remitanca të ardhura nga jashtë. Nuk kemi arsye që këto vështirësi ekonomike që ka Shqipëria për shkaqe ekonomike, nuk duhet të kenë edhe politike sepse kostot e tyre rriten shumë dhe të gjitha pasojat bien mbi biznesin” tha Bregasi.

Qindra kandidatë nga forca të ndryshme politike janë në garë me njëri tjetrin për të drejtuar në katër vitet e ardhshme 383 komuna dhe bashki.

Florian Papadhimitri

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›