E Diel, 1 Nëntor 2026

32 mld leke borxhi i konsumatoreve ndaj EZ

Rreth 32 miliardë lekë janë borxhet që kompania e shpërndarjes së energjisë elektrike duhet të mbledhë te konsumatorët. Drejtues të ÇEZ-it thanë se institucionet buxhetore dhe jo buxhetore janë debitorët më të mëdhenj. Shuma në fjalë është e grumbulluar që prej 1 janarit 2007, kur dhe sistemi i shpërndarjes u privatizua.

“Debia totale e të gjithë konsumatorëve është rreth 32 miliardë lekë. Më vjen keq që të përmend se debitorët më të mëdhenj institucionet buxhetore dhe jobuxhetore. Kjo performancë ndikon në investimet tona në shërbimin ndaj klientit dhe përmirësimin e rrjetit. Aktualisht borxhi i institucioneve është 5 miliardë lekë”- tha Ales Konrad, Drejtori i Shitjeve, ÇEZ

Gjatë së martës, ÇEZ Shpërndarje prezantoi sistemin e ri E-bill. Nëpërmjet internetit të gjithë konsumatorët mund të shohin faturimin për konsumin që kanë bërë. Në këtë program mund të kontrollohen dhe faturat e gjashtë muajve të mëparshëm.

Florian Papadhimitri

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›