Kandidatët për ambasadorë, Isaku dhe Cici para Komisionit të Jashtëm
Komisioni i Jashtëm, ka zhvilluar një seancë dëgjimore me kandidatin për ambasador në Shtetin e Sllovakisë Agim Isaku dhe me kandidatin për ambasador në Danimarkë, Arben Cici . Dy kandidatët për ambasadorë, prezantuan në komision, planin e tyre për drejtimin e ambasadave përkatëse ku priten të akreditohen, që konsistojnë në forcimin e marrëdhënieve dypalëshe, kryesisht në aspektin ekonomik. Të dy kandidatët në plan të parë kishin forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve midis Shqipërisë me vendet ku ata do të përfaqësojnë vendin tonë. Deputetët e maxhorancës dhe opozitës i mbështetën të dyja kandidaturat.
Pas emërimit nga ana e komisionit parlamentar, pritet që presidenti Bamir Topi të hedhë firmën përfundimtare. Më tej, shteti mund t'i ngarkojë zyrtarisht këto emra që të përfaqësojnë Shqipërinë në vendet përkatëse ku ata janë akredituar, pra Agim Isaku ne Sllovaki dhe Arben Cici në Danimarkë.