E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mblidhet KRRTRSH, miraton 9 projekte energjitike dhe turistike

Këshilli Kombëtar i Rregullimit të Territorit ka miratuar 9 projekte kryesisht energjetike dhe turistike. Kështu në mbledhjes e radhës, KRRTRSH miratoi planin e rregullimit të zonës turistike Vilë Boshtovë në zonën e Kavajës, projekt i cili kap vlerën e 1.2 miliardë eurove dhe parashikon ngritjen dhe zhvillimin e turizmit në këtë zonë.
Në këtë mbledhje u miratua gjithashtu edhe mastër plani për zonën turistike Pogradec, Drilon i cili përban ndërtimin e një zone turistike e cila ruan dhe promovon të gjitha vlerat mjedisore të vendit. Në këtë mbledhje kryeministri ngriti si shqetësim për ujrat kufitare. Duke folur për projektin e ndërtimit të pesë hidrocentraleve në Zapod dhe Topojan të Kukësit shefi i qeverisë kërkoi nga firma edhe shqyrtimin e problemit që lind nga shfrytëzimi i ujrave kuftiare.
KRRTRSH-ja miratoi edhe një projekt në Porto Romano i cili kap vlerën e një investimi prej 10 milionë eurove.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›