INUK: Nuk ka asnjë padi ndaj inspektoriatit

Nuk është bërë asnjë kallëzim penal si dhe nuk është paraqitur asnjë kërkesë padi ndaj Inspektoratit apo kryeinspektorit. Deklarata është bërë nga Inspektorati Ndërtimor Urbanistik Kombëtar pasi banorët e Hamalljat në Durrës kanë pohuar se kanë dorëzuar një padi për këtë institucion për prishjet e ndërtimeve që janë bërë në këtë zonë. Sipas njoftimit për shtyp të inspektoriatiti konfirmimi është zyrtar nga Prokuroria e Durrësit dhe Gjykata e Shkallës së Parë të këtij rrethi deri në mbylljen e orarit zyrtar të punës, është konfirmuar se gjatë së martës, datë 6 korrik nuk ka pasur asnjë nismë të tillë, siç dhe u pretendua nga disa persona, banorë të Hamallajt. Si drejtues te Prokurorisë së Durrësit ashtu dhe zyrtarë të Gjykatës së Durrësit konfirmuan faktin që nuk ka asnjë veprim ndaj Inspektoratit Ndërtimor Urbanistik Kombëtar apo ndaj zotit Gjergj Bojaxhi. Inspektorati Ndërtimor vlerëson se veprime të tilla nga banorët posedues të objekteve të paligjshme në Hamallaj, do të ishin veprime të pakuptimta, që do të komprometonin edhe më tej pozicionin e tyre. Ky veprim, jo vetëm nuk krijon asnjë pengesë për qëndrimin e pakthyeshëm, për ekzekutimin përfundimtar të vendimeve për prishje, por njëkohësisht inkurajon vënien para përgjegjësisë penale të këtyre shtetasve, pasi siç dihet në kodin penal, çdo ndërtim i paligjshëm, parashikohet si vepër penale dhe përveç ndëshkimit me gjobë dhe prishjes, dënohet me burgim nga një deri në pesë vjet.