Kandidatët për më të mirin e Afrikës

Fituesi i vitit të kaluar, mesfushori Yaya Toure kryeson listën e kandidatëve për çmimin e futbollistit më të mirë afrikan të vitit, që do të zgjidhet muajin e ardhshëm, ka njoftuar Konfederata Afrikane e Futbollit. Toure është i shoqëruar nga bashkëkombësit e Bregut të Fildishtë, Didier Drogba dhe Gervinho në listën prej 10 futbollistëve.
Sulmuesi i Newcastle United, Demba Ba, mesfushori i Chelseat, John Obi Mikel dhe mesfushori i Barcelonës, Alexandre Song janë po ashtu në mesin e kandidatëve. Toure dhe Drogba pritet të sfidohen më së tepërmi nga ylli maroken Younes Belhanda, i cili ishte futbollisti kyç në triumfin e Montpellierit në Ligue 1 stinorin e shkuar. Lista do të reduktohet në tre emra para shpalljes së fituesit më 20 dhjetor në Accra.
Lista e plotë: Alexandre Song (Kamerun), Andre Ayew (Ganë), Christopher Katongo (Zambia), Demba Ba (Senegal), Didier Drogba (Bregu i Fildishtë), Gervinho (Bregu i Fildishtë), John Obi Mikel (Nigeria), Pierre-Emerick Aubameyang (Gabon), Yaya Toure (Bregu i Fildishtë), Younes Belhanda, (Marok).