Junajtid nuk ndalet më, Arsenali bie “viktimë”
TIRANE-Mançester Junajtid nuk njeh më nda-lesë. Pas humbjes në shtëpi me Totenhemin, “Djajtë e Kuq” kanë ndryshuar marsh dhe tashmë, duke fituar edhe në ato që konsiderohen si sfidat më të forta të sezonit.
Pas triumfit ndaj Çelsit, “viktima” e radhës e Junajtid ka qenë Arsenali, që dje ka evituar katastrofën prej 8 golash të një viti më parë, por sërish është mundur në shifrat 2-1. Vendasit kanë shënuar që në minutën e tretë, kur mbrojtësi belg Tomas Vermalen bëri një gabim trashanik, duke i dhuruar Van Persit topin për golin e avantazhit. Një moment që ndryshoi fatet e ndeshjes, ndërsa në fundin e pjesës së parë, Uejn Runi pati shansin për të dyfishuar shifrat pas një penalltie të shkaktuar nga prekja me dorë e Santi Kazorlës, por sulmuesi goditi jashtë. Në pjesën e dytë, dy mundësi të mira të çuara dëm, në fillim nga Valencia e më pas nga Van Persi. Gjithsesi, goli i dytë nuk ka vonuar, me Evra që mposhti me kokë Manonen. Arsenali mbeti me 10 vetë pas kartonit të dytë të verdhë të Xhek Uilshajër, por në minutën e pestë shtesë, Kazorla realizoi golin e nderit për “Topçinjtë”. Në takimet e tjera, Çelsi ka humbur vendin e parë, pas barazimit 1-1 në fushën e Suonsit. Golit të Moses në minutën e 61-të, iu përgjigj në minutën e 88-të Hernandez.
Në fakt, blutë kanë provuar ta fitojnë me minimumin e sforcos këtë takim, ku atyre iu mungonte “shtylla kurrizore” e skuadrës, duke nisur nga Terri, David Luiz, Lampard, Mata e Ramires. Edhe pse shënuan të parët, londinezët nuk i bënë llogaritë me krenarinë e uellsianëve, që barazuan 2 minuta para fundit. Ndërkaq, disfatë e rëndë për Totenhemin, që u mund 0-1 në shtëpi nga Uigani dhe duke lëshuar vendin e katërt, ku tashmë gjendet Evertoni.
(d.b/a.latifi/BalkanWeb)