Seria A/ Gabon Napoli, Lacio dërrmohet në Katania Napoli u shtang në fushën e
Napoli u shtang në fushën e tij në ndeshjen e javës së 10-të të Serisë A, ndërsa Torino i mori një pikë në minutën e fundit. Skuadra e trajnerit Maxari realizoi me anë të lojtarit të saj më të mirë, Edinson Kavani, në minutën e 6-të dhe më pas rrezikoi shumë duke mos shënuar golin e dytë. Torino e ndëshkoi në fund me autor goli Sansonen. Edhe ekipi tjetër i fortë, Lacio, pati një të diel të vështirë, madje edhe më të rëndë sesa Napoli. Kryeqytetasit u shkatërruan 0-4 në fushën e Katanias, ndërsa sicilianët ishin të papërmbajtshëm. Nga kjo humbje e romanëve përfitoi Fiorentina që është tani në vendin e katërt, pas Juventusit, Interit e Napolit. “Vjollcët” fituan gjithashtu thellë, 4-1 ndaj Kaljarit, duke qenë padronë të fushës në stadiumin “Artemio Franki”, edhe pse Kazaini shënoi një gol barazimi 3 minuta para fundit të pjesës së parë. Një figurë shumë të mirë po bën edhe Atalanta, pasi skuadra nga Bergamo arriti një fitore të bukur në Gjenovë, ndaj vendësve të Sampdorias. Ndërsa Udineze vazhdon të zbresë shkallët në renditje, ndërsa këtë javë barazoi 1-1 në fushën e Bolonjës.
Rezultatet
Peskara-Parma 2-0
Bolonja-Udineze 1-1
Katania-Lacio 4-0
Fiorentina-Kaljari 4-1
Napoli-Torino 1-1
Sampdoria-Atalanta 1-2
Siena-Xhenoa 1-0
Roma-Palermo 4-1