E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kandidatet presidenciale: Kosova e pavarur

Kandidatet per president te SHBA-ve, te te dyja partive, asaj Demokrate dhe Republikane, deri me tani kane shfaqur qendrimet e tyre edhe per ceshtjen e statusit te Kosoves, duke mbeshtetur fuqimisht pavaresine e saj. Sipas Radio Televizionit te Kosoves, senatori republikan John McCain, kandidati favorit i kesaj partie ne zgjedhjet e se martes ne New Hampshire, ne nje deklarate referuar vitit te kaluar, parashikoi se Kosova perfundimisht do te behet e pavarur, duke e quajtur definimin e statusit te saj si "nje pjese e projektit me te madh demokratik evropian qe nga perfundimi i Luftes se Ftohte". Nderkaq, ish zonja e pare ne vitet '90-te, senatorja Hillary Clinton, ka deklaruar ne dhjetor se, "nese qeveria ne Prishtine vendose per pavaresine, une mbeshtes fuqishem njohjen e shpejte nga ana e Shteteve te Bashkuara te Amerikes", ndersa u ka bere thirrje edhe vendeve te Bashkimit Evropian ta bejne te njejten gje.
Sulejman Gashi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›