E Diel, 1 Nëntor 2026

Kandidatët republikanë bëjnë fushatë në New Hampshire

Në politikën amerikane, kandidatët presidencialë republikanë po i përqendrojnë përpjekjet e fushatës së tyre në shtetin verilindor të New Hampshire, para votimeve paraprake të së martës. Republikanët janë në procesin e përzgjedhjes së kandidatit të tyre për president, për të sfiduar presidentin Barack Obama në muajin nëntor.

Ish-guvernatori i shtetit Massacusets, Mitt Romney u prit me entuziazëm në një manifestim të fushatës në rajonin jugor të New Hampshirit. Romney kryeson në anketat e opinionit, por nuk duket se e ka marrë si të sigurt fitoren.

Ai e ka shumë të qartë se votuesit e New Hampshirit mund të votojnë ndryshe, pavarësisht rezultatit të sondazheve, prandaj ai po u bën thirrje përkrahësve që të shkojnë të martën në votime.

"Më lejoni t’ju them që të mos vetëkënaqeni me rezultatet e anketave. Unë kam konstatuar se rezultatet e anketave vinë e ikin dhe gjerat ndryshojnë shumë shpejt. Ato janë fluide. Dua të sigurohem se ju miqtë e mi do i merrni miqtë tuaj për të shkuar në votime dhe se ju po ashtu do të votoni”, tha Romney.

Romney shihet si kandidati i preferuar në votimet paraprake në New Hampshire të martën dhe shpreson se do ta thellojë avantazhin e krijuar ndaj ish-senatorit të Pensilvanisë, Rick Santorum, të cilin e mposhti në votimet paraprake në Iowa.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›