E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rikthimi i “luftëtarëve të Krishtit”

Pas dramës zgjedhore në Iowa, fundamentalistët e krishterë në SHBA po e ndjejnë vetën të forcuar. Profeti i tyre është Rick Santorum, i cili porosinë e tij religjioze tani po e bartë në Neë Hampshire. Por jo vetëm aty ka filluar të formohet një lëvizje e rezistencës.

Rick Santorum është tejet i shqetësuar, sa për të fjetur. Edhe përkundër faktit se është mesnatë, ai dëshiron të bisedojë më tutje. Pranë tij gjendet gazeta “Boston Herald”. Në faqen e parë fotografia e tij dhe slogani i tij:”Krosheja e djathtë”.

“Vërtetë po e ndjej vetën mirë”, thotë Santorum. Njerëzit po e mirëpresin, diskutimet janë të gjalla. Që nga momenti kur ai për pak sa nuk mposhti rivalin e tij kryesor, Mitt Romney, në zgjedhjet paraprake në Iowa, ai nuk konsiderohet më si “outsider”.

Ka llogaritur me një paraqitje të tillë? “Gjithmonë kam thënë se do të forcohemi gjithnjë e më shumë”, thotë Santorum.

Vetëbesim në fund të një dite të gjatë. Karavani politik është bartur nga Iowa në New Hampshire, shtet ky i cili do të votojë të martën. Santorum po e konsideron vetën të forcuar: që nga zgjedhjet në Iowa, ai ka tubuar mbi dy milionë dollarë donacione.

I trimëruar nga ky sukses, ai shpreson që të shënojë pikë edhe në New Hampshire, me porosinë e tij konservatore dhe të krishtere, e cila gjendet në qendër të qenies së tij, si politike, ashtu edhe private.

Vetë titulli i fushatës së tij, “Besimi, familja dhe liria” bën të qartë se prapa thënieve standarde të Santorumit për tatime më të ulëta, më pak dhe “socialistin” Barack Obama, po fshehët një “kryqëzatë”.

Atë ai nuk po e udhëheq vetëm. Që nga rezultati në Iowa, forcat konservatore dhe të krishtere në radhët e republikanëve po e shohin rastin e tyre. Luftëtarët religjiozë, fushatat e të cilëve karakterizuan jetën publike në vitet e 90-ta, janë rikthyer, ndërsa Rick Santorum është Profeti i tyre i ri.

Ai i ngazëllen ata me fjalimet e tij kundër homoseksualëve, me jetën e tij të pastër private, me ligjëratat e tij për më shumë Zot në politikë. Në Ioëa 32 për qind të evangjelistëve votuan për të. Nga kandidatët tjerë, ata u inspiruan më pak: Ron Paul fitoi 18 për qind të votave, ndërsa Mitt Romney, Neët Gingrich dhe Rick Perry, fituan secili nga 13 për qind të votave të evangjelistëve.

Shumica prej tyre nuk i besojnë mormonit të moderuar, Romney, edhe përkundër faktit se ai ka gjasat më të mira që të ngadhënjejë në radhët e republikanëve. Pas Iowas, tani njerëzit e shohin një kandidat alternativ, pra Santorumin, të cilin komentuesi i majtë, Chris Mattheës e ka akuzuar se po tenton të shndërrojë SHBA-në në një teokraci.

Para zgjedhjeve në Iowa, Santorum pat theksuar:”Ne gjithmonë kemi nevojë për një kandidat si Krishti”. Pa asnjë dyshim se ai po e konsideron vetën si një kandidat të tillë.

Edhe Dave dhe Christine Caron e shohin si të tillë. Caronët janë një familje e ëndrrave për Santorumin: gjashtë fëmijë, të krishterë, të zellshëm dhe kundërshtojnë aq shumë përzierjen e shtetit, sa që fëmijët e tyre i edukojnë vetë, në vend se ti dërgojnë në shkollë. Për të takuar Santorumin, ata udhëtojnë drejtë fshatit Tilton, në New Hampshire. “Ai është njeriu ynë”, thonë Cartonet.

“Gjëja më e rëndësishme për ne është qëndrimi i tij i ashpër kundër abortit. Ai mbron edhe martesën mes mashkullit dhe femrës dhe është kundër martesave të homoseksualëve”, thotë Christine.

“Besimi dhe politika janë gjëra të ndërlidhura. Pa besi9m nuk ekzistojnë as bindjet politike”, thotë Dave.

Megjithatë, Santorum nuk gëzon vetëm përkrahje. Në radhët e republikanëve ka shumë njerëz, të cilët nuk besojnë se bindjet e Santorumit janë në hap me kohën.

Sanorum është një njeri, i cili ka dëshirë të provokojë dhe të polarizojë shoqërinë.

Gjatë një takimi me rreth 200 studentë në Neë Hampshire, ai foli për vlerat e krishtere, të cilat Amerikën e shndërruan në vendin më të mrekullueshëm në botë. “Këto vlera tani janë të rrezikuara dhe SHBA-ja ka nevojë për një revolucion të ri të ideve”, theksoi Santorum.

“Kryqëzatët” e vjetër e mbështesin Santorumin dhe shpresojnë se me të do të ringjallet edhe çështja e tyre. Njëri prej tyre është Ralph Reed, i cili si kryesues i Koalicionit të Krishterë në vitet e 90-ta arriti të mbulojë madjen edhe ballinën e revistës Time.

Pas kolapsit të Koalicionit të Krishterë, au u zhduku nga publiku.

Por tani është kthyer sërish. Pas rezultatit të Sanorumit në Iowa, Reed theksoi se komuniteti religjioz në SHBA tani duket se më në fund është i përgatitur që të dërgoi një njeri të vetin në Shtëpinë e Bardhë.

(Der Spiegel)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›