Kandidatet republikane per president konkurojne sot ne Michigan dhe Arizona

Kandidatet republikane per president konkurojne sot ne dy votime paraprake ne Michigan dhe Arizona. Mit Romni po perpiqet te shmange humbjen ne shtetin e tij te lindjes Micigan ku me pare ai udhehiqte ndjeshem anketat dhe ku i ati ka qene guvernator me shume popullaritet.
Zoti Romni ish-guvernator i Massachusetsit po has ne veshtiresi qe te siguroje mbeshtetjen e elementeve konservatore brenda partise te cilet mbeshtesin rivalin e tij ish-guvernatorin e shtetit te Pensilvanise Rik Santorium.
Gara e sotme te Michigan dhe Arizona mbahet nje jave para se Martes se Madhe te shumepritur kur 10 shtete amerikane votojne per kandidatin e preferuar. Republikanet po zgjedhin nje kandidat per tu perballur me presidentin demokrat Barak Obama ne zgjedhjet e nentorit.
Anketat ne Arizona tregoje se zoti Romney ka nje avantazh te madh ndaj Rik Santorumit nderkohe qe ligjvenesi nga Teksasi Ron Paul dhe ish kryetari i Dhomes se Perfaqesuesve Newt Gingrich ndodhen pas tyre.