Te Pushtojme Londren hiqet nga oborri i Katedrales se Shen Palit
Autoritetet britanike kane hequr me force dhjetera protestues te levizjes Te Pushtojme Londren nga oborri i Katedrales se Shen Palit ku aktivistet kunder kapitalizmit kane zhvilluar protesta qe nga muaji tetor.
Zyrtaret e qytetit te shoqeruar nga policia sot hoqen rreth 50 cadra nga oborri i katedrales se njohur.
Policia tha se kishte arrestuar rreth 20 protesues disa prej te cileve kishin krijuar barrikada dhe jane perleshur me policine ne perpjekje per te parandaluar pastrimin e kampit.
Katedralja 30 vjecare ishte vendi ku jane organizuar protestat e frymezuara nga levizja e cila filloi ne Nju Jork vitin e kaluar qe sipas aktivisteve ishte nje menyre per te protestuar kunder pabarazise ekonomike dhe lakmise se korporatave.
Disa nga protestuesit kane premtuar se do te vazhdojne protestat e tyre pavaresisht nga heqja e kampit te tyre.