E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndihma gjermane ndaj Greqise me kosto per Merkelin

Gjykata Kushtetuese e Gjermanise mori sot nje vendim qe kufizon rolin e nje komisioni te posacem parlamentar ne krizen e borxheve te vendeve evropiane duke e cilesuar ate kryesisht jo kushtetues.

Ky grup parlamentar prej 9 anetaresh i cili zhvillonte takime me permbajtje sekrete ishte krijuar me qellim qe Gjermania fuqia me e madhe ekonomike e Evropes te mund te merrte vendime te rendesishme per te ndihmuar 17 vendet e Eurozones te perballonin krizen e borxheve qeveritare.

Presidenti i Gjykates tha se grupi do te vazhdoje te kete te drejten per te miratuar blerjen e borxhit ne tregjet financiare sekondare te Europes. Vendimi i sotem i gjykates se larte gjermane mund ta pengoje kancelaren Angel Merkel ne perpjekjet e saj per ta ndihmuar Greqine me paketen e ndihmave me vleren e 172 miliarde dollareve dhe eliminimin e me teper se gjysmes se borxhit qe vendi i ka kreditoreve private.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›