Zgjedhjet paraprake te republikaneve ne Micigan dhe Arizona

Sot eshte nje dite e rendesishme per kandidatet republikane Mitt Romney dhe Rick Santorum te cilat jane ne gare per te marre emerimin e partise republikane per tu perballur me presidentin Barak Obama ne zgjedhjet presidenciale te nentorit. Dy kandidatet kane bere fushate intensive ne Michigan ku sot kane filluar votimet. Zgjedhjet paraprake te republikaneve po zhvillohen sot edhe ne Arizona.
Duke marre parasysh se rezultatet e zgjedhjeve paraprake ne Micigan mund te ndikojne tek shanset e tij per te fituar emerimin e partise republikane mbreme Mitt Romney ftoi kengetarin Kid Rock nga ky shtet per te terhequr me shume mbeshtetje.
Kid Rock kendoi kengen Born Free e cila eshte kenga e perzgjedhur e fushates se zotit Mitt Romney.
Por Mit Romney per te cilin shume analiste kane thene se ka perparesi pasi eshte rritur ne Micigan eshte duke u perballuar me nje sfide serioze nga kundershtari i tij Rick Santorum. Ne nje levizje te debatueshme fushata e zotit Santorum permes telefonatave te automatizuara u ka bere thirrje demokrateve ne Micigan te marrin pjese ne votime. Ne Micigan te gjithe votuesit e regjistruar pavaresisht bindjeve partiake mund te votojne. Santorum e mbrojti kete veprim te fushates se tij.
Romney dhe njerezit e tij thone se nuk mund te terheqim demokratet atehere le te presim dhe te shohim se cfare do te ndodhe.
Fushata e ish guvernatorit Romney i cilesoi fyese perpjekjet e fushates se zotit Santorum per te terhequr demokratet. Vete Mit Romney tha
Kjo krijon konfuzion per njerezit kjo eshte pika me e ulet ne kete fushate.
Nderkohe anketat ne Arizona tregojne se zoti Romney ka nje epersi te madh ndaj Rik Santorumit nderkohe qe ligjvenesi nga Teksasi Ron Paul dhe ish kryetari i Dhomes se Perfaqesuesve Newt Gingrich renditen pas tyre.