E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kandidatet republikane per zgjedhjet e vitit 2012

Pas disa muaj paqartesie gara per kandidatet republikane ne zgjedhjet e 2012 po fillon te marre forme ne prag te zgjedhjeve presidenciale te vitit te ardhshem. Disa republikane te rendesishem e kane marre tashme vendimin e tyre per garen per Shtepine e Bardhe ne vitin 2012. Nje numer cuditerisht i madh prej tyre kane thene se nuk do te marrin pjese ne gare. Por nje prej ketyre kandidateve te mundshem nje figure e njohur Sarah Palin ende nuk e ka bere te njohur vendimin. Njofton korrespondenti i Zerit te Amerikes Xhim Malone


Grupi i kandidateve republikane per zgjedhjet presidenciale te 2012-es duket se pak a shume eshte percaktuar. Ish-guvernatori i Masacusetsit Mitt Romney i cili vazhdon te jete ne krye te anketave pritet ti bashkohet zyrtarisht gares se shpejti. Te tjere qe cilet e kane deklaruar pjesemarrjen ne gare perfshijne ish-Kryetarin e Dhomes se Perfaqesuesve Njut Gingric kongresmenin nga Teksasi Ron Pol dhe ish-guvernatorin e Minesotes Tim Poulenti i cili e filloi fushaten zyrtarisht ne fillim te javes.

Vlerat qe une kam mesuar jane ato amerikane. E njoh mire enderren amerikane sepse e kam jetuar ate. Une po kandidoj per postin e Presidentit pikerisht per ta mbajtur gjalle kete enderr.

Por ne pikepyetje mbetet pjesemarrja ne gare e ish-guvernatores se Alaskes Sarah Palin e cila ende nuk ka lene te kuptohet ne se do te marre pjese ne garen presidenciale apo jo. Zonja Palin u be sidomos e njohur pasi mori pjese ne garen e vitit 2008 si kandidate per nenpresidente krahas kandidatit republikan Xhon Mekein.


Ne disa veprime te koheve te fundit zonja Palin ka nxitur spekullimet se ajo kete here mund te kandidoje per postin e presidentit. Njoftohet se zonja Palin ka blere nje shtepi ne Arizona dhe ajo eshte personazhi i nje filmi dokumentar qe do te dale muajin e ardhshem si dhe ka bere disa ndryshime ne ekipin e saj hapa per te cilat ekspertet thone se mund te tregojne se ajo mund te perfshihet ne garen vitit 2012.

Zonja Palin ka thene per muaj me radhe se mund te hyje ne gare kur te jene krijuar rrethanat e pershtatshme.

Po do te merrja pjese ne se kjo do te jete dicka e mire per vendin dhe familjen time natyrisht qe do te perfshihesha ne gare.

Zonja Palin gezon mbeshtetje mes votuesve te krishtere evangjeliste dhe mes anetareve te Levizjes Tea Party qe kerkojne qeveri me te vogel si dhe brenda strukturave te Partise Republikane. Por zonja Palin ka ndertuar nje karriere terheqese si oratore dhe komentatore konservatore te cilen duhet ta lere menjane ne se kandidon per postin e presidentit.
Anketuesi i Universitetit Kuinipiak Peter Braun thote se eshte fakt i pamohueshem qe zonja Palin gezon popullaritet mes kandidateve konservatore por ajo mbetet nje figure polarizuese per votuesit ne pergjithesi.

Ka nje numer te madh njerezish qe e mbeshtesin ate fuqishem por mbeshtetja e pergjishme per te nga votuesit republikane nuk eshte e madhe.

Vendimi i zonjes Palin mund te ndikoje tek ligjvenseja e shtetit te Minesotes Mishel Bachman e cila gezon popullaritet tek te njejtat grupe konservatore si edhe zonja Palin. Edhe ish-senatori i Pensilvanise Rik Santorium po ashtu shpreson te siguroje mbeshtetje nga I njejti grup konservator. Ai pritet qe ti bashkohet zyrtarisht gares me ish-guvernatorin e sshtetit Utah Jon Huntsman i cili deri kohet e fundit ka qene ambasador i Shteteve te Bashkuara ne Kine.

Nje vemendje e madhe ne kete faze te hershme te gares presidenciale eshte perqendruar tek disa shtete si Iowa ku tradicionalisht zhvillohen konferencat e para partiake per zgjedhjen e kandidateve.

Majk Glover eshte prej vitesh korrespondent politik i agjencise Associated Press. Ai thote se votuesit republikane jane ne kerkim te nje kandidati konservator per tu perballur vitin e ardhshem me Presidentin Barak Obama.

Ata mendohet qe te zgjedhin nje kandidat i cili te mbroje idealet baze te partise. Por njekohesisht nje person i cili te mund ti fitoje zgjedhjet e pergjithshme dhe mendoj se per Partine Republikane nje nga sfidat qe do te kete kete here eshte zgjedhja e nje kandidati i cili te munde Presidentin Barak Obama ne nentor te vitit 2012.

Disa republikane jane zhgenjyer qe nje pjese e kandidateve te mundshem vendosen te mos kandidojne ne garen e vitit 2012 mes tyre guvernatori i Indianes Mic Daniels guvernatori i Misisipit Haley Barbour ish-guvernatori i Arkansasit Majk Hakebi dhe bisnesmeni nga Nju Jorku Donald Tramp.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›