E Shtunë, 31 Tetor 2026

Malta mban referendumin për shkurorëzim

Nga Express më 28 maj 2011 në ora 14:00

Populli i Maltës ka filluar votimin në një referendum, në të cilin do të vendoset se a do ta lejojnë ose jo shkurorëzimin.

Malta, me 400 mijë banorë, është i vetmi vend i Evropës që nuk e lejon praktiken e ndarjes me ligj të çifteve, edhe pse i njeh shkurorëzimet që bëhen jashtë shtetit.

Sondazhet tregojnë se rezultati ende nuk mund të dihet se si do të dal, pasi 40 për qind e votuesve ende janë të pa-përcaktuar.

Liderët politik të Maltës nuk janë përfshirë në mënyrë direkte në fushatë, duke iu bërë thirrje votuesve të tyre që të votojnë ashtu si u thotë ndërgjegjja.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›