E Shtunë, 31 Tetor 2026

Obama-Ivanov për kontestin e emrit

Nga Express më 28 maj 2011 në ora 15:00

Presidenti amerikan, Barack Obama ka vlerësuar se të gjitha vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore kanë probleme individuale si etnike, politike dhe ekonomike.

Presidenti Obama ka takuar homologun e tij maqedonas, George Ivanov, në kuadër të darkës së punës në takimin e presidentëve të Evropës Qendrore në Varshavë.

Gjatë këtij takimi me theks të veçantë është biseduar për kontestin e pazgjidhur të emrit me Greqinë.

“Maqedonia është një shembull i përkryer. Gjithnjë kur takohem me presidentin e këtij vendi, bisedojmë vetëm për çështjen e emrit. Kjo më frustron. Ju premtoj president Ivanov se edhe njëherë do të bisedojë me Papandreun për këtë çështje. Besoj se edhe ai dëshiron dhe është i gatshëm për zgjidhje”, deklaroi Obama.

“Të gjithë kemi probleme të ndryshme. Ajo që është më e rëndësishme që dallimet dhe problemet të zgjidhen në mënyrë të qetë, me mjete politike, dialog dhe nëpërmjet institucioneve”, deklaroi presidenti amerikan. Ai shtoi se më e rëndësishme është që dyert e NATO-s dhe BE-së të mbahen të hapura për të gjithë që dëshirojë të kyçen dhe të plotësojnë kriteret”, shtoi presidenti amerikan.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›