E Diel, 1 Nëntor 2026

Kandidatet republikane perqendrohen ne zgjedhjet paraprake te Karolines se Jugut

Ndersa Mitt Romney arriti nje fitore te madhe ne New Hampshire ne garen e republikaneve per zgjedhjet presidenciale te 2012s mbeten gjashte kandidate. Te gjithe ata po pergatiten per ndalesen tjeter te gares ne Karolinen e Jugut. Korrespondenti i Zerit te Amerikes William Ide na sjell hollesi.

Mitt Romney fitoi 40 te votave ne New Hampshire duke dale keshtu ne krye te gares. Ne fjalimin e fitores ai u perqendrua tek gara ne Karolinen e Jugut dhe tek Presidenti Barak Obama qe do te jete me ne fund rivali i tij kryesor.

Sonte ne i kerkojne popullit te mire te Karolines se Jugut te bashkohet me qytetaret e New Hampshire-it per ta bere 2012 vitin e largimit te Presidentit Obama nga posti.

Kongresisti Ron Paul i cili doli i dyti ne New Hampshire mbeti optimist po ashtu edhe Jon Huntsman ish guvernator i shtetit Utah dhe ish ambasador i Shteteve te Bashkuara ne Kine.

Do te thosha zonja dhe zoterinj se vendi i trete eshte inkurajues per te vazhduar garen.

Rick Santorum i cili humbi ndaj Romney-t vetem me 8 vota ne Iowa e paraqiti veten si kandidati me i pershtatshem i bazes republikane.

Zonja dhe Zoterinj ne kemi nje mundesi ne kete gare. Ne kemi mundesine te jemi konservatoret e vertete.

Por analistet politike thone se rivalet republikane te Romney do ta tregojne ne Karolinen e Jugut me 21 janar nese do te jene ne gjendje ti sfidojne seriozisht pozitat e tij te forta.

Kandidatet Rick Santorum dhe  Jon Huntsman e perqendruan gjithe vemendjen e tyre ne zgjedhjet paraprake ne Iowa dhe New Hampshire por nuk i kushtun kohe dhe para gares ne Karolinen e Jugut. Tani te gjithe pervec Romney-it do te perpiqen te fitojne sa me shume ne Karolinen e Jugut.

Edhe para votimeve ne New Hampshire kandidatet zhvillonin takime me votuesit ne Karolinen e Jugut duke u perpjekur ti hapnin rruge fitores se tyre.

Mitt Romney ka marre mbeshtetjen e kadidatit republikan per president ne 2008 John McCain i cili fitoi ne zgjedhjet paraprake te Karolines se Jugut ate vit. Ai ka marre edhe mbeshtetjen e guvernatores se shtetit Nikki Haley.

Analistet thone se nese konservatoret qe nuk e duan Romney-in fillojne te grumbullohen rreth nje kandidati te caktuar Romney ka te ngjare te perfundoje rivali i Presidentit Barak Obama ne zgjedhjet e pergjitheshme.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›