E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shtohen zërat për mbrojtje më të madhe në Siri

Shtohet numri i thirrjeve për mbrojtje më të madhe të gazetarëve në Siri, pas vrasjes së djeshme të gazetarit francez nga një predhë, gjatë një udhëtimi të organizuar në qytetin e Homsit.

Ndërkaq Franca ka kërkuar një hetim lidhur me vrasjen e gazetarit, Xhill Zhakier, 43 vjeçar, i cili punonte për televizionin publik të Francës (France 2), ndërsa SHBA ka akuzuar Sirinë se ka dështuar në krijimin e një ambienti më miqësor për media.

Viktima e ditës së djeshme është gazetari i parë perëndimor që është vrarë në Siri që nga fillimi i protestave, pothuajse përpara një viti.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›