E Diel, 1 Nëntor 2026

Sekretari i Mbrojtjes Panetta denon nje video shokuese te marinsave amerikane

Sekretari amerikan i Mbrojtjes Leon Panetta denoi nje video ku tregohen marinsa amerikane duke urinuar mbi trupat e vdekur te luftetareve talebane.

Zoti Panetta tha sot se videoja e publikuar online eshte krejtesisht per te ardhur keq.

Forcat e sigurise se Natos ne Afganistan denuan veprimet ne video nga nje grup i vogel marinsash amerikane qe nuk sherbejne me ne ate vend.

Presidenti afgan Hamid Karzai tha se qeveria eshte shume e shqetesuar dhe i quajti veprimet thjesht jo humane.

Pentagoni tha se po heton kushtet e regjistrimit por nuk ka asrye per te dyshuar vertetesine e saj.

Nderkohe nje zedhenes i talebaneve tha se ndersa videoja eshte shokuese ajo nuk do te demtoje negociatat e paqes me Shtetet e Bashkuara.         

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›