Kandidati Ceka: Presidenti konsensual, i pamundur
TIRANE - Pas Fatos Nanos, Neritan Ceka kandidati i propozuar nga PAD për emrin pasues të Bamir Topit, shpreh opinionin e tij kundër një presidenti konsensual.
Sipas tij, Kushtetuta e përcakton qartë zgjedhjen e kreut të ri të shtetit dhe presionet e opozitës janë të pavend.
“Mendoj që presidenti konsensual në kushtet e tanishme është pothuajse i pamundur. Të jemi realistë që është një president i cili duhet të dalë nga Kushtetuta dhe nuk ka asnjë arsye që mund të imponojë një zgjidhje tjetër. Nuk mund të improvizohen situata që për shkak të presioneve të opozitës të kalohet në shkeljen e Kushtetutës.”- deklaroi Ceka.
Pavarësisht ambicies dhe kritereve që vetë Ceka thotë se i plotëson për të qenë qytetari i parë i këtij vendi, duhen siguruar 23 firma, e pamundur sipas tij, pa mbështetjen e Partisë Demokratike.
Ndërsa komenton kandidaturën e Fatos Nanos, Ceka thotë se mundësia për t’u zgjedhur është gati e pamundur. “Unë mendoj që në kuptimin kushtetues nuk ka shumë shanse.”-tha Ceka.
Kreu i Partisë Aleanca Demokratike, Neritan Ceka ka qenë një prej kandidatëve për president edhe në vitin 2007.
(er.nu/news24/BalkanWeb)