Tiranë, kapen në një maune 3 klandestinë, sirianë
TIRANE-Tre klandestinë janë gjetur brenda një mauneje sot në Tiranë tek zona e ‘Doganave’.
Policia pas një verifikimi dhe kontrolli në maune gjeti 3 shtetas me origjinë siriane që po tentonin të kalonin përmes Shqipërisë në ndonjë shtet tjetër. Tre sirianët janë shoqëruar në polici ku po merren të dhëna rreth rrugëtimit të tyre klandestin.
Ndërkohë po nën shoqërimin e policisë përfundoi dhe drejtuesi i maunes, emri i të cilit nuk bëhet ende i ditur.
Pas verifikimeve të të dhënave të fundit nmesohet se behet fjale për një maune që rezulton se ka hyrë në tokën shqiptare përmes pikës kufitare të Qafë Thanës.
Burime nga policia bëjnë të ditur gjithashtu se nisur nga fakti që targa e maunes ishte turke, mendohet se klandestinet të jenë nisur nga Turqia me qëllim emigrimin në vendet e Bashkimit Europian.
(d.b/News24/BalkanWeb)