Mediu mbështetje industrisë së bimëve medicinave
TIRANË- Zhvillohet konferenca e parë e industrisë së bimëve medicinale, një ndër produktet më të kërkuara nga tregjet e huaja për eksport.
Ministri i Mjedisit, Fatmir Mediu ka garantuar mbështetje për këtë industri, e cila është shtrirë në vendet e Bashkimit Europian dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Mediu ka deklaruar se duhet që kjo industri të certifikohet, me qëllim që të garantohen rregulla dhe standarde. Në industrinë e bimëve medicinale janë të angazhuar aktualisht rreth 78 mijë persona.
(ma.ar/News24/BalkanWeb)