Shqiptarët e Maqedonisë në protestë: Stop procese të montuara
Maqedoni- Protestat paqësore të vetëorganizuara të shqiptarëve të Maqedonisë, lidhur me etiketimet dhe dhunën ndaj tyre, kanë përfunduar gati një orë pas fillimit.
Më herët agjencia e lajmeve INA raportoi se protestuesit kishin qëlluar godinat e qeverisë maqedonase dhe pretendohet se kanë hedhur edhe gurë drejt kryeministrisë duke thyer xhamat.
Rreth mesditës së sotme, pas faljes të së premtes, mijëra shqiptarë nën moton Stop rasteve të montuara kundër shqiptarëve kanë danë marshuar në qytete të ndryshme të vendit. INA raporton se protestuesit kanë lëvizur nga Gjykata Themelore e Shkupit për tu drejtuar nga godina qeveritare.
Ata marshuan më sloganë dhe thirrje: Shqipëri Etnike, Nikolla Terrorist, “Sopot 2, UÇK, Amerikë jemi me ty, Myslimanët nuk janë terrorist, “Vrasës”, “Stop procesve të montuara”, “Shqipëri Etnike”, por protestës nuk i kanë munguar edhe thirrjet fetare “Allahu Ekber”. Thirrjet fetare që shoqeruan protestën e fundit kanë ngjallur debate në vend dhe shumë prej maqedonasve i cilësojnë protestat e shqiptarëve me karakter fetar.
Ndërkohë protesta ka pasur edhe në Tetovë ku demostruesit i janë drejtuar Gjykatës Themelore të këtij qyteti maqedonas. Një numër i vogël prej 300 demostruesish kanë protestuar në Kumanovë dhe raportohet se janë shpërndanë shumë shpejt pasi nuk u lejuan të shkonin drejt qendrës së Kumanovës. Edhe pse përmes rrjeteve sociale u lajmëruan protesta në Kërçovë, Dibër dhe Strigë ata nuk u mbajten.
Lidhur me protestat partitë shqipare në Maqedoni janë rezervuar në deklarata, duke bërë thirrje për qetësi dhe maturi, për të cilat kanë apeluar edhe faktori ndërkombëtar në vend.
/IDEA/