Holtkemper: Zgjedhjet në Shqipëri duhet të ndryshojnë
GJIROKASTER- Ambasadorja gjermane, Carola Muller-Holtkemper i është bashkuar apelit të ndërkombëtarëve drejtuar partive politike që të bashkëpunojnë për të zhvilluar një proces zgjedhor i cili nuk do të kontestohet sic është bërë në 20 vitet demokraci të Shqipërisë.
Nga Gjirokastra, ku ishte për një vizitë dy ditore, ambasadorja gjermane tha në një prononcim për gazetarët se “"Zgjedhjet në Shqipëri duhet të ndryshojnë. Gjatë 20 viteve që këtu në Shqipëri janë zhvilluar proceset zgjedhore, fill pas tyre ka pasur kontestime të vazhdueshme, çka nënkupton që këto nuk janë bërë në formën më të mirë demokratike. Kjo gjë duhet të ndryshojë. Duke qenë se jemi pranë këtij procesi të rëndësishëm, palët duhet të bashkëpunojnë për të pasur zgjedhje të mira dhe të lira", - është shprehur Holtkemper.”
Ambasadorja gjermane preku dhe pjesëmarrjen e gruas në këtë proces zgjedhor duke shfaqur kritika për partitë politike se nuk kanë zbatuar kodin zgjedhor si duhet sa i përket kuotës prej 30% . Sipas saj “Të gjitha partitë thonë se janë përmbajtur kuotave 30 % por kur flasim me kandiate gra, emrat e tyre nuk janë përfshirë janë në pjesën më të larta të listës.
Apeli i ambasadores gjermane vjen pas apelit të zv ndihmës sekretarit amerikan të shtetit Tomas Katrimen dhe Shefes së diplomacisë së BE-së Ashton si dhe komisionerit për zgjerimin e BE-së, Stefan Fyle.
(s.g/balkanWeb)